Assign modules on offcanvas module position to make them visible in the sidebar.

Fast, easy & for free

Lorem ipsum dolor sit amet.

Post an ad

  • PRANIMI I RREGULLAVE TË PËRDORIMIT

Nëse Ju nuk jeni plotësisht dakort me këto terma e kushte përdorimi, Ju nuk mund dhe nuk duhet të përdorni faqet tona.

  • LEJE PËRDORIMI E LION.AL DHE TË DREJTAT E PRONËSIMIT

Ky website administrohet nga Lion.al. Jeni dakort të mos kopjoni, riprodhoni, shisni, publikoni ose të shfrytëzoni për çfarëdo arsye, çfarëdo përbërës në këtë website, përdorimin e tij ose hyrjen në të, përveçse me të drejtën e kontratës së autorizuar nga Lion.al. Çdo përdorim në këtë website që nuk lejohet nga kjo kontratë ndalohet, dhe mund të sjellë shkelje të të Drejtave Ligjore.

Bini dakort me rregullat e kësaj kontrate, dhe në qoftë se përfundon në nje farë mënyre nga Lion.al, keni të drejtën të vizitoni dhe të përdorni këtë website ekskluzivisht për përdorim personal, me një kusht, atë të ndalimit të publikoni, të kopjoni, të shpërndani, të reduktoni apo të krijoni imitime nga çfarëdolloj përbërës që përmban ky website, përveçse në qoftë se keni të drejtën nga Lion.al. Jeni dakort të mos hiqni ose të mos reduktoni asnjë lajmërim ligjor, emra ose përshëndetje që përmban ky website.

Njihni dhe jeni dakort që midis jush dhe Lion.al çdo e drejtë, titull apo interes në website, duke përmbajtur dhe të drejtat pa kufi te patentave, metodave profesionale, të drejtat e pronësisë private, shenja tregtare, sektrete për tregtinë, shpikje, njohuri teknike si dhe të gjitha të drejtat e tjera te pronësisë private administrohen nga Lion.al . Nuk keni te drejtë të përdorni asnjë shenjë tregtare, të regjistruar apo jo, shenjë servisi ose logo që administrohet nga Lion.al, as të lini të nënkuptohet se keni lidhje të autorizuar ose të aprovuar nga Lion.al.

Bini dakort që të mos përdorni të tjera metoda për të hyrë në këtë website, përveçse ato qe ju ofrohen nga Lion.al. Më pas bini dakort se nuk do të përmblidhni informacione nga ky website duke përdorur çfarëdolloj mënyrash personale e cila përmbledh dhe pse jo plotësisht përdorimin e web spider, scripts, web scraping ose aplikimin e web scraping. Nuk do të shkatërroni, prishni, ose të vendosni jashtë përdorimit këtë website dhe me asnjë mënyrë nuk do të ndërhyni në përdorimin e tij nga një tjetër abonent.

  • PËRSHTATJE E KONTRATËS SË TANISHME

Lion.al ka të drejtën sipas gjykimit të saj të ndryshojë ose të pershtatë këdo nga këto rregulla në çdo moment. Këto ndryshime do të jenë në përdorim direkt pas zbritjes së tyre në website. Do të duhet të vizitoni shpeshherë këtë Kontratë që të jeni të informuar mbi këto ndryshime.

  • DËMSHPËRBLIM

Jeni dakort që Lion.al, dyqanet e saj, ortakët, agjentët dhe partnerët e tjerë si dhe punonjësit, nuk kanë përgjegjësi për asnjë humbje, përgjegjësi, kërkese, duke përfshirë dhe pagesat e avokatëve, nga të tretë për arsye (a) të përmbajtjes së abonimit që dorëzuat, zbritët, ose transferuat në këtë website, (b) përdorimit tuaj të këtij website, ose, (c) shkeljen nga ana tuaj të Kontratls sl tanishme, të ligjit që është në fuqi, ose të të drejtave të të tretëve, dhe ta dëmshpërbleni.

  • LINK DHE KONKLUZIONET E KËRKIMIT

Ky website mund të prodhojë konkluzione kërkimi ku referohen ose lidhen me website të të tjerëve nëpërmjet internetit. Lion.al nuk ka asnjë kontroll mbi këto website dhe përmbajtjet e tyre. Lion.al nuk përfaqeson dhe nuk garanton në qoftë se përmbajtja në këto website është e vërtetë, e ligjshme dhe jo ofenduese. Lion.al nuk portretizon përmbajtjen e këtyre website, as garanton se ato nuk do të kenë viruse ose nuk do të dëmtojnë në një farë mënyre kompjuterin tuaj.

Duke përdorur këtë website mund të kërkoni ose te lidheni me të tjerë website, bini dakort dhe kuptoni se nuk do të kërkoni dëmshperblim nga Lion.al për çfarëdo lloj humbje apo dëmi, të cilat mund të lindin nga përdorimi i website për arsye të kërkimeve ose të lidhjes me të tjerë website. Në qoftë se do të takoni ndonjë problem me ndonjë link të këtij website, ju lutemi të kontaktoni me Lion.al nepermjet faqes KONTAKT dhe Lion.al do të hetojë kërkesën tuaj dhe do të marrë masat e duhura sipas gjykimit të saj.

  • KONTAKTE ME TË TRETË

Transaksionet ose kontaktet tuaja nëpermjet website me të tjerë jashtë Lion.al është ekskluzivisht midis jush dhe të tjerëve. Lion.al nuk ka asnjë përgjegjësi për çfarëdo materiale, shërbime, burime ose përmbajtje që janë në dispozicion nëpërmjet këtyre transaksioneve ose kontakteve me të tjerë.

  • PËRGJEGJËSI

Lion.al nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarëdolloj materiali që klientët ose vizitorët zbresin në faqen e tyre personale ose në faqet personale të të tjerëve, por jo kufizuese, si për shembull, pamje pornografike ose përshkrime, materiale me të drejta të garantuara, materiale piratike, ofensiva të shkruara kundër firmave të tjera ose personave të tjerë, plagosje dhe të tjera.

  • ASNJË KËSHILLË PROFESIONALE

Ju bëhet e njohur se Lion.al nuk ju ofron asnjë këshillë profesionale, dhe jeni dakort të mos përdorni këtë website në rol këshillues nga profesionistë me eksperiencë, qoftë ata janë ekonomistë, avokatë ose çfarëdolloj tjetër profesioni.

  • PËRDORIM I JASHTËLIGJSHËM NË KËTË WEBSITE

Përdorime të jashtëligjshme në këtë website por jo kufizuese duke përfshirë një lidhje të jashtëligjshme me këtë website, përdorimin e jashëligjshëm të çfarëdolloj irobot, web spider, ose këdo mekanizëm të automatizuar në webside do të hetohet dhe do të dorëzohet në proçeset e duhura ligjore.

  • MOHIM I PËRGJEGJËSISË

Lion.al nuk sjell asnjë përgjegjësi për asnjë dëm direkt ose indirekt, dëm penal, dëm aksidental, ose dëme të njëpasnjëshme që mund të lindin nga hyrja, përdorimi, ose ekspozimi tuaj në këtë website, ose me vonesën, vështirësinë e hyrjes, ekspozimin dhe përdorimin e këtij website.

Lion.al nuk mund te siguroje që dokumentat që do të zbrisni nga ky website nuk do të permbajnë viruse, të dhena infektive ose shkatërruese.

  • POLITIKA E RIKTHIMIT TË PARAVE

Politika e Lion.al nuk përmban rikthimin e parave. Megjithatë firma premton të zgjidhë me mirëbesim, çdo kontradiktë që mund të krijohet, duke patur gjithmonë parasysh interesin dhe të drejtat e klientit.

  • SHKELJET E RREGULLAVE

Jeni dakort që kompesimi ekonomik mund të mos jetë i mjaftueshëm për Lion.al për shkeljet e këtyre rregullave të përdorimit. Gjithashtu njihni mundësinë e marrjes së masave ligjore ose të tjera mënyra dëmshpërblimesh për këto shkelje.